Kërkohet mbikëqyrje e zbatueshmërisë së ligjeve

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 13:05 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka shqyrtuar raportin e punës për sesionin pranveror dhe planin e punës për sesionin vjeshtor 2018.

Kryetari i komisionit, Muharrem Nitaj habi mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor 2018.

Nitaj i përgëzoj anëtarët për punën sipas tij voluminoze në këtë komision.

“Komisioni ka mbajtur 19 seanca dhe projektligje të shqyrtuara 19, ka pasur 9 gupe punuese që kanë bërë një puën të jashtëzakonshme, janë mbajtur 15 mbledhje të grupeve punuese dhe dua të falënderoj gjithë anëtaret e komisionit që e kanë kryer punën në mënyrë të posaçme dhe dua që të iu inkurajoj që në planin e sesionit vjeshtor të jemi edhe më ambicioz”, tha ai.

Nitaj tha se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është se anëtarët e komisionit nuk kanë pasur vizita jashtë vendit për të parë praktikat e tyre dhe për të marrë përvoja të ndryshme nga rajoni të cilat ndoshta do të ishte në doni të anëtarëve.

Anëtarja e komisionit, Ganimete Musliu tha se komisioni ka arrit ta përmbush agjendën me sukses dhe pati dy propozime.

“Kemi arrit ta përmbushim agjendën obligative me sukses duke pasur parasysh edhe vështirësitë që kemi hasur, por ajo që dua të përmend është se ne kemi pasur angazhim të mirë me agjencionin e veterinës, duke pas parasysh probleme dhe skandalet që kanë dal me mishin e prishur dhe ankesat tjera,  që duam apo jo qytetaret përballen çdo ditë dhe vlerësoj se kemi arritur ta bëjmë sensibilizimin e të gjithëve se duhet të punohet edhe më shumë“, tha Musliu.

Musliu tha se si komision kanë vlerësuar se nuk nevojitet vizitë jashtë vendit, pasi që sipas saj Kosova i ka praktikat më të mira se rajoni.

“Ne kemi mendu se kemi praktika më të mira se sa rajoni dhe nëse krahasohet legjislacioni jonë me rajonin besoj që jemi më të mirë dhe jemi një ndër komisionet që e kemi plotësuar agjendën në përgjithësi”, shtoi Musliu.

“Në sesionin e ardhshëm mendoj që duhet më shumë të merren me mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së ligjeve, në realitet në zbatueshmëri po i lëmë në heshtje dhe nuk po merremi me ta, ne kot bëjmë ligje të mira nëse nuk i zbatojmë ato mirë”, tha ajo.

Musliu propozoi që t’i bëhet kërkesë qeverisë që të i trajtoj dhe procesojë projektligjet në afatet e caktuara, pasi që sipas saj projektligjet duhet t’i kenë edhe anëtarët e komisionit në tavolinë, që të kenë mundësi t’i lansojnë në seanca plenare, ku më pas diskutohen nga deputetët.

Po ashtu ajo tha se si komision duhet të bëjnë një vizitë tek kompleksi memorial “Adem Jashari” për ta parë më afër se zgjidhja e saj duhet të bëhet më shpejtë pasi që mund të shkatërrohet.

“Kompleksi memorial Adem Jashari, kulla vazhdon të jetë e prishur ose e rrezikuar nga faktori kohë,  sepse nuk është intervenuar asnjëherë në ruajtjen apo konservimin, mburojat që janë aty janë të improvizuara që i kanë rezistuar kohës dhe nuk e kanë lënë të shkatërrohet atë vend, që për ne është shumë dhe duhet ta kemi në plan të punës një vizitë tek kompleksi, dhe duhet ta ftojmë drejtorin e ri te agjencionit dhe ta pyesim cili është plani afat -shkurt i ndërhyrjes së kompleksit”, shtoi Musliu.

Anëtari i komisionit, Salih Salihu tha se në këtë sesion do të ishte mirë të bëhej një vizitë e komisionit në Shqipëri për të parë nga afër praktikat e tyre.

“Deri në vjeshtë me bë një vizitë në Shqipëri dhe janë disa pika të rëndësishme, për t’i parë se si i kanë ata të rregulluara”, tha Salihu.

Të ngjashme