Kërkohet ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, nuk po gjen zbatim

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 14:36 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e AKK-së ka mbajtur dëgjim publik lidhur me zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, ka thënë se vetëm Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Infrastrukturës nuk kanë bashkëpunuar në zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

“Ligji kishte hy në fuqi në prill të viti të kaluar duke marrë për bazë shum prej institucioneve s’kanë qenë  në njohuri ne kemi konsideruar që është i rëndësishëm monitorimi i këtij ligji. Disa prej komunave u kemi dorëzuar vetëm pyetësor në pamundësi për t’i vizituar të gjitha komunat. Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Punëve të jashtme s’kanë dhenë asnjë përgjigje. Dy nenet 12 dhe 13 konsiderohen si dispozitat me më së shumti ngecje në zbatim, kjo rezulton disa prej zyrtarëve e zbatojnë dhe disa jo pasi ka paqartësi. Ne kemi paraparë edhe ndëshkimet siç duket ka mbet vetëm në letër pasi asnjë ndëshkim nuk është bërë”, tha ajo.

Haxhiu tha se asnjë institucion nuk ka dorëzuar raport vjetor .

“Asnjë institucion publik s’ka dorëzuar raport vjetorë dokument të Agjensionit Kundër Korrupsionit dhe të njëjtat nuk janë sanksionuar. Kuvendi nga ky monitorim obligon Qeverinë të plotësoj nenin 3 pasi ka paqartësi në disa terme. Brenda një afati 3 mujorë, Qeveria të plotësoj raportin brenda institucional me personelin e tyre për konflikt personal dhe të dorëzohet  tek Agjensioni Kundër Korrupsionit. Ligji ka hy në fuqi shpejtë e shpejt pasi është kërkuar për liberalizim e vizave, asnjë nga institucionet nuk i bëjë përgjegjëse për këto vështirësi që kemi hasur”, tha Haxhiu, raporton EO.

Nënkryetari i Komisionit, Hajdar Beqa, ka thënë se ky ligj është miratuar në mënyrë të shpejtë ndërsa ka shtuar se neni 12 dhe 13 mbeten problem.

“Kemi diskutuar dhe si rezultat kemi ardh deri tek ky raport dhe këto rekomandime. Ligji ka hy në fuqi shpejt dhe si grup punues s’kemi mundur ta japim kontributin si duhet. Agjensioni Kundër Korrupsion ,komuna, doganat, por shumica e i institucioneve kanë qenë duke pritë a po bëhet rregullorja. Problemi ka qenë tek neni 11 dhe 12. Kur kemi një ligj që s’mundemi me e zbatu është mirë edhe ju me na ndihmu”, tha Beqa.

Prokurori Besim Kelmendi ka thënë se çështja e parë që duhet të rregullohet është harmonizimi i këtyre ligjeve.

“Pajtohemi me të gjeturat sa i përket kundërthënieve të ligjeve sepse parashikimi i disa çështjeve duke përdorur edhe terme të ndryshme, por që kanë efektin e njëjtë. Nuk e pash në rekomandim që është prezantuar veprim i Kuvendit që bënë harmonizimin e këtyre ligjeve, mendoj se është çështja  e parë që duhet të rregullohet. Nga Agjensioni Kundër Korrupsion, Lindita Ademi ka thënë se 90 për qind e rekomandimeve janë plotësuar me raportin për zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, ka thënë Kelmendi.

Përfaqësuesi ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Florin Shefqeti, ka thënë se neni 13 duhet të shikohet në tërësi.

“Është takimi parë që ne jemi në dijeni për këtë punë dhe s’kemi mundur të bëjmë komente për Ligjin e Punës. Kemi dëgjuar vetëm prej medieve që nuk është përfshirë Oda e Avokatëve asnjëherë. Neni 13 ka nevojë të rishikohet në tërësi”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme