Haradinaj: Vendimi për Ushtrinë e Kosovës të merret menjëherë

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 12:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka zhvilluar takimin e radhës, ku mori pjesë Gjenerali i FSK-së Rrahman Rama me stafin e tij, si dhe ministri i FSK-së Haki Demolli.

Takimi është mbyllur për mediat pasi që kryetari i Komisionit Daut Haradinaj ka thënë se do të diskutohen tema të ndjeshme.

Pas mbledhjes Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se në mbledhjen me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe me ministrin e FSK-së Haki Demolli, kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në vend, ndërsa tha se duhet të bëhen ndryshimet ligjore për fuqizimin e FSK-së.

Ai tha se Kosova nuk mund të mbetet peng i asnjë komuniteti dhe në këtë drejtim u shpreh se duhet të bëhen ndryshimet ligjore për fuqizimin e FSK-së.

“Diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, për lëvizjet që po i bënë KFOR-i në Kosovë dhe regjion dhe është një aleancë e përbashkët e të gjitha partive që sa më shpejt të merret vendimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Duhet të krijohet baza ligjore që FSK ta marr detyrën e vet për mbrojtjen e sigurisë në vend”, ka thënë Haradinaj.

daut haradinaj

Lexo më shumë:

Të ngjashme