Kërkohet që kriminelët e luftës të mos jenë pjesë e politikës

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 14:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kriminelët e luftës nuk duhet të jenë pjesë e politikës në Kosovë, por as në Serbi. Kështu u tha në diskutimin publik me temën “Kush e rrëmbeu dialogun Serbi-Kosovë?”, raporton Ekonomia Online.

Marigona Shabiu, nga Kosovo 2.0 tha se kriminelët serb nuk duhen të pranohen në politikë.

Gjithashtu, ajo kritikoi ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ku sipas saj ka punësuar një kriminel lufte siç ishte Sylejman Selimi.

“Kriminelët e luftës po pranohen në politikat e Serbisë dhe kjo normalisht se nuk është e mirë. Unë mendoj se politikanët tanë nuk duhet t’i mbrojnë kriminelet sepse kjo është në kundërshtim me gjitha normat dhe konventat e të drejtave të njeriut”.

“Gjithashtu kemi edhe mohime të makrës siç ndodhi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i cili e quajti Reçakun trillim nga diplomatët ndërkombëtarë dhe kjo ishte një qasje fashiste e qeverisë serbe drejt trajtimit të krimeve të luftës”.

“Prandaj në këtë drejtim ta zhdukim këtë qasje po punojmë. Gjithashtu kemi edhe kryeministrin që ka punësuar një kriminel lufte, siç është Sylejman Selimi, ku ishte vlerësuar lartë nga krerët e shtetit që e quanin hero. Ne si aktivist që punojmë në Serbi dhe Kosovë kur shohim se këto gjëra ndodhin atëherë janë të papranueshme për neve”, tha ajo.

Gazetarja serbe, Tatjana Lazareviq, tha se ka mbajtur një fjalim në Beograd për luftën në Kosovë, por që ishte e papranueshme për të pranishmit të flitej për kohën e konfliktit Kosovë-Serbi.

Ndërkaq Milan Bogdanoviq nga Beogradi kritikoi mediet nga Serbia se nuk e shpërfaqën të vërtetën e Kosovës në luftën e fundit të vitit 1999.

Të ngjashme