Kërkohet riformatimi i dialogut Kosovë-Serbi

Prizren | 21 Shk 2017 | 14:36 | Nga

Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka mbajtur sot tryezë diskutimi me deputetë dhe qytetarë të rajonit të Prizrenit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo tryezë kishte si qëllim nxitjen e dialogut qytetarë, rritjen e transparencës si dhe shtimin e llogaridhënies nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ndaj qytetarëve rreth këtij procesi.

Pjesë e panelit në këtë tryezë ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës nga rajoni i Prizrenit: Nait Hasani (PDK), Zafir Berisha (NISMA), Emilija Redzepi (NDS) si dhe zHatim Baxhaku (LDK).

Në hapje të këtij diskutimi, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi faktin se qytetarët e Kosovës nuk e ndjejnë nga afër këtë dialog dhe kanë mungesë të informacionit lidhur me të.

Deputeti Nait Hasani, gjatë fjalës së tij ka theksuar se Kosova që nga shpallja e pavarësisë është dashur të hyjë në marrëdhënie diplomatike me shtetet fqinje përfshirë edhe Serbinë.

Kjo marrëdhënie ka thënë se duhet të ekzistojë pavarësisht të kaluarës që kanë pasur të dyja vendet për shkak të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Serbi në mënyrë që ata të kenë të drejta të barabarta.  Ai ka përmendur stadet në të cilat është zhvilluar dialogu ndërmjet dy shteteve dhe fakti që tani zhvillohet në nivel Presidentësh ka thënë se kjo nënkupton që ky dialog do të shkojë në të mirë të qytetarëve.

Ndërsa deputeti i Nismës Zafir Berisha, ka theksuar se bisedimet me Serbinë kanë nisur si teknike por pastaj e kanë tejkaluar këtë duke u bërë bisedime politike “për çështje të brendshme të Kosovës

Deputetja Emilija Redzepi, ka theksuar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve mund të marr shumë kohë por është i nevojshëm të ndodh. Të gjithë ata që besojnë në shtetin e Kosovës,  hapjen e saj drejt rajonit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duhet të besojnë edhe në këtë dialog mes të dyja palëve. Pa besuar në këtë projekt ka thënë se nuk mund të ketë sukses.

Ndërkaq deputeti Hatim Baxhaku, ka theksuar se marrëveshjet që kanë dalë nga procesi i Dialogut Kosovë-Serbi nuk kanë qenë transparente sa duhet as për qytetarët dhe as për Kuvendin e Kosovës.

Ky takim u organizua në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në mes të KDI-së dhe Kuvendit që synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi si dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë, me financimin e Ambasadës së Zvicrës.

Të ngjashme