Kërkohet të formohet një grup që jep këshilla për programin e RTK-së

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 11:42 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie ka shqyrtuar propozimet për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës.

Në mbledhje u diskutua për formimin e një grupi këshillues i cili jep këshilla për fusha të ndryshme të emisioneve, raporton Ekonomia Online.

Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi që të formohet një grup punues këshilldhënës i cili këshillon bordin për fusha të ndryshme.

“Unë mendoj që duhet me formu si grup, duhet me u përzgjedh sipas kritereve. P.sh komplet me rishkru nenin, me thënë që bordi i RTK-së emëron por me ia shtu disa kompetenca. Duhet në grup këshillues me pas njerëz nga fusha të ndryshme. Ky Këshill jep këshilla për pjesë të ndryshme të programit, p.sh propozon për përmirësim të gjuhës, ndërrim të muzikes apo çfarëdo qoftë.”

Xhevahire Izmaku nga PDK tha se nëse formohet një grup punues i hiqen kompetencat bordit.

“Nuk vuan RTK-ja për mungesë të profileve. Nëse mendojmë që të zgjedhim anëtarë të ndryshëm këshillues nuk e bëjmë më kreativ. Nëse formojmë një këshill të tillë atëherë po ia heqim kompetencat bordit”.

Ndërsa kryetari i komisionit tha se nuk do tu lejohet kryeredaktorëve të kenë emisione.

“Mandati i kryeredaktorit do të jetë i njëjtë me procedura. Drejtori gjeneral nuk do të lejojë kryeredaktorët që të kenë programet e tyre”.

Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate duke folur lidhur me udhëheqjen e emisioneve nga kryeredaktorët tha se është e drejtë që ata të mos udhëheqin asnjë emision.

“Këtë që po e kërkon Shqipja e kam kërkuar me vite. Kam kërkuar që në RTK të jetë një komision prej 3 personave që monitoron dhe vlerëson çdo emision që shfaqet në televizion”.

“Në bazë të përvojave të televizioneve të huaja, kemi bërë mirë që kemi vendosur se çfarëdo posti të ketë në televizion mos të ketë emision të vetin. Sot në televizionin publik krejt bosat kanë emisione të veta”.

Të ngjashme