Kërkohet të ulet koeficienti për kryeministrin, kabinetin e tij dhe deputetët

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 11:48 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës  kanë diskutuar për pagën minimale në vend.

Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, kërkoi nga kryeministri që të ulet koeficienti i pagës së deputetit, nga 8 në 7, raporton Ekonomia Online.

“Kolegët përmendën pagat e 122 deputetëve dhe mendoj që janë duke bërë moral. Para se të bëjmë akuza, të bëjnë zgjidhje. Si deputet kërkoj dhe propozoj uljen e koeficientit të deputetit nga 8 në 7”, tha Hoti.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, deputeti Faton Topalli, tha se pagat minimale po mbeten ende problem

“Ajo që dihet është që asnjëra nga qeveritë nuk ka trajtuar dhe nuk ka sjellë vendim të ri për pagat minimale. Si duket për qeverinë ka qenë problematikë të marrë vendim të tillë për shkak të buxhetit. Në dhjetor të 2017 KEDS ka kërkuar përcaktimin e pagës minimale por sot nuk kemi asnjë informacion se çfarë është bërë. Qeveria duhet të sjellë një vendim të ri për pagën minimale. Nuk është e drejtë që paga minimale të jetë 130 euro”, tha Topalli, raporton Ekonomia Online.

Ulje të koeficienteve kërkoi edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku  – Rexhepi.

Ajo tha se duhet të ulen pagat e kryeministrit dhe kabinetit qeveritar. Sipas saj, mësimdhënësit kanë të drejtë për grevën e tyre.

“Greva në arsim ka brengosë të gjithë prindërit në Kosovë. Greva do ketë pasoja të mëdha, nxënësit dhe shoqërinë. Pasojat më të mëdha janë për nxënësit në klasën e parë dhe të dytë. Mësimdhënësit kanë shumë të drejtë për grevën e tyre. Është e turpshme të degradojnë mësimdhënësit në këtë mënyrë. Të bie koeficienti për kryeministrin dhe kabinetin”, tha Bunjaku – Rexhepi.

Në anën tjetër, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu,  tha se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, janë ndikuar politikisht.

“SBAShK-u e ka pasur derën e hapur në qeveri sa herë ka dashtë sepse fundja qeveria është e gjithë qytetarëve. SBAShK-u ka pas bashkëpunim me komisionin dhe kemi bashkëpunuar deri në fund dhe unë po besoj se nuk janë të ndikuar politikisht. Për një injorancë që i është bërë mësimdhënësve, për rritjen e pagave sado që janë të pamjaftueshme krahas privilegjeve, jemi përkrah mësimdhënësve”, tha Haxhiu.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, January 30, 2019

Të ngjashme