Këshilli Drejtues i PDK-së vazhdon mbledhjen

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 20:59 | Nga Kastriot Kokollari

Janë bërë pothuajse afër pesë orë që kur ka filluar Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja është duke vazhduar me dyer të mbyllura, ku edhe janë larguar mediet nga holli ku kanë qëndruar.

Në këtë mbledhje po diskutohet rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, kështu tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili shtoi se po ashtu pritet të diskutohet çështja e votimit të Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit.

Kjo mbledhje ka filluar në ora 16:30 dhe po mbahet në hotel “Emerald” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme