Këshilli i LDK-së në mënyrë unanime e voton Vjosa Osmanin për Kryeministre

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 11:19 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka filluar të mblidhet për të votuar kandidaten e tyre për postin e kryeministres, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Këshilli i Përgjithshëm me vendim të kryesisë prezanton kandidatin për kryeministër të Kosovës.

“Kryesia e LDK-së në mbledhjen e saj të parë me 24 gusht dhe më pas me 26 gusht ka shqyrtuar kandidaturën për kryeministër të vendit Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmani”.

Mustafa tha se kryesia e ka vlerësuar kontributin e Hazirit dhe të Osmanit.

Mustafa mori konfirmimin e Këshillit të Përgjithshëm për përkrahjen e Osmanit për kryeministre.

“Kjo duartrokitje është unanime për Osmanin për kandidate për kryeministre të Kosovës dhe kërkoj nga ju ta përkrahni maksimalisht edhe në fushatë”, tha Mustafa, raporton EO.

“Këshilli i përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër e voton znj. Osmanin për kryeministre të Kosovës”, tha Mustafa.

Të ngjashme