Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, Daçiq paralajmëron ‘argumentet’ e tij kundër themelimit të ushtrisë

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot diskuton për Kosovën.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, sot në Këshillin e Sigurimit do të raportojë mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është e para që nga muaji maj dhe kjo mbledhje do të bëhet me kërkesë të Kinës, shtet ky që e mori kryesimin e Këshillit më 1 nëntor të këtij viti.

Në këtë mbledhje, për Kosovën do të raportojë ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, ndërkaq Serbia në këtë mbledhje do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq.

Siç u bë e ditur dje në mediat serbe, Daçiq në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit pritet të flas edhe për themelimin e ushtrisë së Kosovës, e që sipas tij, arsyeja përse ai do ta ngritë këtë çështje para anëtarëve të OKB-së është se siç u shpreh ai, themelimi i ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244, rezolutë kjo e themeluar nga vet Këshilli i Sigurimit.

Daçiq po ashtu ka bërë të ditur se para shteteve më të mëdha të botës në këtë mbledhje do të përdor çdo argument që sipas tij, themelimi i ushtrisë së Kosovës është në dëm të rajonit.

Kujtojmë se mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më parë janë mbajtur çdo tre muaj mirëpo, Britania e Madhe, e cila kishte marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në gusht të këtij viti, kishte hequr nga agjenda raportimin 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë dhe kjo kërkesë u përkrah edhe nga SHBA-të, Franca dhe vendet e tjera përkrahëse të Kosovës.

Mirëpo, kundër kësaj u sh preh Serbia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme