Këshilli i Sigurimit do të diskutojë për Kosovën më 24 prill përmes video-konferencës

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Këshilli i Sigurimit do të diskutojë për Kosovën më 24 prill përmes një video-konference, raporton Gazeta Express.

Daçiq ka thënë se në këtë takim virtual të Këshillit do të shqyrtohet raporti i UNMIK-ut rreth Kosovës.

Kreu i diplomacisë Serbe ka thënë se Republika Domenikane e cila është duke udhëhequr me presidencën e Këshillit të Sigurimit ka planifikuar që Kosova të jetë në agjendë në muajin prill dhe më pas në tetor.

Ai ka treguar se pjesë e diskutimit do të jenë rreth 18 persona, përfshirë shefin e UNMIK-ut dhe dikë nga Kosova.

“Tani nuk ka seanca dhe do të mbahet përmes një video-konference. Mund të jenë 18 persona që do të marrin pjesë, duke përfshirë shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, unë dhe dikush nga Kosova”, ka thënë Daçiq.

Të ngjashme