Këshilli i Sigurimit pa rend dite për muajin shkurt, shkak Kosova

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk ka arritur që me konsensus të miratojë rendin e ditës për muajin shkurt për shkak të mospajtimeve rreth asaj nëse duhet të vazhdojë edhe më tej praktika e raportimit tremujor në lidhje me raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara kundërshtuan vazhdimin e kësaj praktike, me mbështetjen e pesë vendeve anëtare të BE, ndërsa Rusia u zotua për takime tre mujore si më parë.

Ambasadori i Guinesë Ekuatoriale në OKB, Anatolio Ndong Mba, ka thënë se organi i përbërë prej 15 shtetesh do të vazhdojë të takohet sërish këto ditët e para të shkurtit për të gjetur një konsensus.

Shtetet e Bashkuara kundërshtuan vazhdimin e kësaj praktike, me mbështetjen e pesë vendeve anëtare të BE, ndërsa Rusia u zotua për takime tre mujore si më parë.

Në gusht, Këshilli u kryesua nga Britania dhe nuk përfshiu debatin për Kosovën.

Në dhjetor nënjë seancë të jashtëzakonshme të  Këshillit të  Sigurimit të Kosovës  u debatuar për Ushtrinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme