Këshilli i Investitorëve Evropian kërkon nga politikbërësit të mos fokusojnë vendimet në plane investive shkurtpamëse

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 16:03 | Nga

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) duke u bazuar në zhvillimet e fundit konsideron se konsistenca në vendimmarrje si dhe vendimmarrja e bazuar mbi analiza të mirëfillta dhe në harmonizim me strategjitë kombëtare janë pikërisht ato që i duhen dhe shpesh herë që i mungojnë vendit për tu zhvilluar në aspektin afatëgjatë dhe për të pasur një të ardhme të shëndoshë.

Ky reagim i KIE është nxitur nga iniciativa e cila është marrë së fundmi për të ndryshuar Ligjin nr. 05/L-132 mbi Automjetet  dhe kështu duke i hapur rrugë importit të automjeteve më të vjetra se 10 vite.

Rrjedhimisht KIE konsideron se kosto ekonomike e ndotjes së ajrit, aksidenteve rrugore dhe pëkatësisht kostos shëndetsore  të shkaktuar do të jenë shumëfish më të larta se sa përfitimet momentale nga lejimi i veturave të vjetruara dhe sidomos gjatë sezonës dimërore kur ndotja e ajrit në kryeqytet është në nivele alarmante dhe seriozisht shqetësuese për shëndetin e popullatës.

Kjo deklaratë e KIE-së bazohet në faktin se cilësia dhe pastërtia e ajrit janë të rëndësisë jetike për shëndetin  e njeriut e sidomos në vendet urbane. Kështu të gjithë sektorët duhet të kontribuojnë drejt për të ndihmuar në uljen e nivelit të dotjës dhe emetimit të gazrave të dëmshme.

Përderisa vendet Europiane e kanë eliminiuar pothuajse tërësisht ndotjen nga emetimi i gazrave të veturave kështu duke përdorur teknologji e cila i përgjigjet pozitivisht ambientit, në Kosovë po ndërmirren iniciativa të kundërta dhe kjo situatë nuk do duhej të ndodhte.

Andaj, konstatojmë se nuk duhet të presim vetëm deri në sezonën dimrore që të reagojmë atëherë kur gjendja bëhet e patolerueshme, konstatojmë se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të reflektojnë tani në këto momente dhe të marrin vendimet e duhura të cilat nuk do ta dëmtojnë vendin dhe popullatën.

Të ngjashme