Këshilli Konsultativ për Komunitete zgjedh përbërjen e re

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 15:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Konsultativ për Komunitete, i cili vepron në kuadër të Zyrës së Presidentit të Kosovës, ka zgjedhur përbërjen e re.

Zhivoin Cirkoviq nga komuniteti serb u zgjodh për herë të dytë në mandatin e kryesuesit të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Ai u votua pro nga të gjithë të pranishmit, raporton Ekonomia Online.

“Në mandatin e parë mendoj se kam punuar mjaft mirë dhe kam japë kontributin dhe do mundohem që në mandatin e ri të përmirësojmë ato gjëra që nuk ishin të mira në tregimin e kaluar”.

“Kemi punuar më mirë se mandatet e tjera, por mundemi më shumë dhe do përpiqemi të arrijmë rezultate më të mira jo vetëm për komunitetin serb por për të gjitha komunitetet”.

Ndërsa, zëvendëskryesues u zgjodhën: Berhil Sasivari dhe Adelina Qorraj-Emini. Berhil Sasivari nga komuniteti boshnjak tha se ky është mandati i dytë në këtë këshill.

Adelina Qorraj-Emini nga komuniteti egjiptian, kur paraqiti kandidaturën, tha se Këshilli nuk ka pasur më herët gjininë femërore në krye dhe për këtë ajo duhet të jetë.

“Punoj në rrjetin e organizatave të grave rom, ashkali, egjiptian dhe jam menaxhere e disa projekteve të mëdha, këtu kam ardhur me Aleancën e grave për integrim dhe kam përfunduar fakultetin për psikologji në Universitetin e Prishtinës, për mua është hera e parë që kam ardhur në këtë këshill”, tha Qorraj-Emini.

Fillimisht Nafije Gashi sekretare e Përgjithshme e Këshillit Konsultativ për Komunitete tregoi për procedurën e votimit të kryesuesit dhe dy zëvendëskryesuesit.

“Kryesia përbëhet nga kryesuesi dhe dy zëvendëskryesues dhe së paku prej tyre të jetë i gjinisë tjetër dhe asnjëri prej tyre të mos jetë nga i njëjti komunitet”, tha Gashi.

.

 

 

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme