Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Kosovën

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 08:19 | Nga

Në New York sot do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Në këtë takim do të diskutohet mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteres rreth punës së UNMIK-ut.

Në raport mes tjerash theksohet se vrasja e politikanit, Oliver Ivanoviq, ka shkaktuar shok dhe tmerr në Kosovë dhe më gjerë në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar.

Sekretari Guterres thekson se “e mirëpret përmbajtjen e treguar nga ana e liderëve politikë, pas këtij krimi mizor, dhe përkushtimin e demonstruar nga Beogradi dhe Prishtina për të bashkëpunuar dhe për evitimin e nxitjes së tensioneve politike”.

Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Ivica Daçiq.

Raporti mbulon periudhën nga 16 tetori i 2017-ës deri më 16 janar të këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme