“Këshilltarët e shumtë të Qeverisë, shkak i qëllimeve klienteliste”

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 15:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që kryeministri mund të emërojë deri në 15 këshilltarë politikë dhe zëvendëskryeministrat e ministrat një numër të caktuar këshilltarësh.

Angazhimi i tillë i këshilltarëve politik, po shihet tejet i lartë nga shoqëria civile, të cilët nuk po e përkrahin një vendim të tillë.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se rritja e numrit të këshilltarëve politik po bëhet për  shkak të qëllimeve klienteleske, sipas saj, një rritje e tillë do ta dëmtoj buxhetin e vendit.

“Një rritje e tillë e numrit të këshilltarëve politik nuk mund të arsyetohet ndryshe pos asaj që është bërë për shkak të qëllimeve klienteleske të Qeverisë e sidomos kur ne si shtet gjendemi brenda procesit të reformës së administratës shtetërore që është dizajnuar nga bashkimi evropian dhe që ka për qëllim nxjerrjen e një ligji për qeverinë i cili do të merrte parasysh nevojat e qeverisë dhe nevojat e anëtarëve të saj e që i njëjti pritet që edhe të zvogëloj numrin e tyre”, u shpreh Hoxha.

Ajo ka shtuar se me këtë veprim është minuar edhe  reforma e Administratës Publike e cila është duke ndodhur tani.

‘Grupi për Studime Politike  dhe Juridike konsideron që Qeveria me anë të vendimit të fundit që ka marr dhe rregullores njëkohësisht të cilën ka miratuar rritjen e numrit të këshilltarëve për kryeministrin dhe zëvendësministrave ka rritur skajshmërisht numrin e tyre. Me anë të  këtij veprimi ky institucion ka bërë abuzim me pushtetin publik me kompetencën që i është besuar këtij institucioni si dhe me buxhetin e Republikës së Kosovës. Njëkohësisht është minuar edhe reforma e Administratës Publike e cila është duke ndodhur në vazhdim edhe e cila është pritur që e njëjta do të bëjë zvogëlimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar”, shtoi Hoxha për EO.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike kërkon nga deputetët që të mos përkrahin këtë rritje të numrit të këshilltarëve.

“Ne me anë të reagimit kemi kërkuar që qeveria ta anuloj rregulloren përkatëse si dhe vendimin e fundit për rritjen e numrit të këshilltarëve politik njëkohësisht kemi kërkuar nga deputetet e Kuvendit të Republikës se Kosovës që të njëjtit të mos e votojnë dhe të mos e lejojnë një rritje të tillë në kohën kur do të bëhet votimi i projektligjit për buxhetin e Kosovës për vitin 2019 në leximin e dytë, si dhe kemi kërkuar nga komisioni parlamentar për buxhet që i njëjti të inicioj një dëgjim publik ku do të diskutohet dhe do të merren masat parandaluese që nuk do të lejonin një rritje të numrit të këshilltarëve pranë këtij institucioni”, tha ajo.

Ndërkaq kryeministri i vendit, në një takim në Odën Ekonomike Amerikane i pyetur për rritjen e numrit të këshilltarëve politik, nuk ka dashur të komentoj.

Përndryshe, sipas rregullores 30/2018 të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës, kryeministri mund të emërojë deri në 15 këshilltarë politikë, gjithashtu nga një këshilltar nga radhët e komuniteteve, shkruan Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri i parë mund të emërojë deri në 9 këshilltarë politik ndërsa zëvendëskryeministri pa funksion ministror mund të emërojë deri në 11 këshilltarë politikë.

Sipas Rregullores, zëvendëskryeministri që mbulon ministri, mund të emërojë deri në 6 këshilltarë politikë. Numër të njëjtë të këshilltarëve mund të emërojë edhe ministri.

Zëvendëskryeministrat, që mbulojnë ministri dhe ministrat, gjithashtu mund të emërojnë një këshilltar politik nga komunitetet.

Të ngjashme