Këshilltarët rol krucial në zhvillimin e politikave të shtetit, ndër vite u zgjodhën persona të gabuar

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 08:39 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

20 këshilltarët politik të emëruar nga kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së hënë, po i konsideron të mjaftueshëm në numër për të qenë produktiv dhe cilësor në politikëbërje, profesori univeristar Dritëro Arifi, raporton Ekonomia Online.

Arifi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, se ky numër i këshilltarëve politik i mjaftojnë një kryeministri për të realizuar planet e veprimit.

“Nëse flasim për ish-kryeministrin Haradinaj mendoj që 80 është numër jashtëzakonisht i lartë dhe aty ka shumë sasi nuk ka shumë cilësi, sepse është bërë shpërndarje shumë e madhe dhe një anarki e kontrolluar kushtimisht. Te kryeministri Hoti numri është në rregull por edhe te Kurti numri 20 i duhet një kryeministri të një vendi i cili nëse ka një energji, dinamikë e plan të veprimit shumë konstruktiv e shumë të saktë atëherë mendoj që ky është numër i mjaftueshëm për të qenë produktiv dhe cilësor në politikëbërje”, është shprehur ai.

Ndërsa, Arifi ka konsideruar se roli pozicionit që kanë këshilltarët politik është jetik e krucial në zhvillimin e politikave të kryeministrit apo Qeverisë.

“Roli i këshilltarit është jashtëzakonisht jetik edhe pse te ne ndoshta në disa raste kushtimisht po themi se është bastarduar për shkak se kanë marr shumë të rinj apo militantë partiak gjë që është gabim i madh dhe sidomos niveli ministror dhe ai i kryeministrit. Pra kryeministri duhet të ketë kujdes në emrat që i përzgjedh që mos të jenë militantë apo mos të flasin në Twitter apo Facebook, këshilltarët të japin opinione është shumë e gabueshme. Opinione mund të jap vetëm kryeministri apo zëdhënësi i Qeverisë që është i autorizuar, këshilltari ka të bëjë vetëm me politikëbërje dhe strategji, ata i raportojnë kryeministrit por jo medieve. Këshilltari e ka një rol krucial në zhvillimin e politikave të kryeministrit apo Qeverisë”, ka shtuar ai.

Tutje sipas profesorit, skenën politike kosovare e karakterizon gabimi në përzgjedhjen e këshilltarëve politikë të cilët sipas tij duhet të jenë njerëz me pjekuri të moshës, politike, akademike e menaxheriale se sa vet kryeministri.

“Është çështje se sa është i përgatitur kryeministri, pra është me rëndësi menaxheri sa e njeh substancën-materien, sa zoti Kurti e njeh politikëbërjen pra ai duhet të vendosë në bazë të njohurive të veta që ai duhet t’i marr realisht këshilltarët më të aftë se vet. Këtu është gabimi që bëhet në të gjithë skenën politike kosovare, nga gjithë ish-kryeministrat deri më tani”.

“Mund të ketë emra shumë të mirë por përvoja duhet zakonisht që këshilltarët duhet me pas një pjekuri të moshës por edhe politike, akademike apo menaxheriale, më shumë pjekuri se kryeministri për shkak se vetëm një njëri i pjekur dhe me përvojë në menaxhim ai mund të jap këshilla të mira, racionale e të ftohta, prandaj këtu qëndron hendeku mes politikës kosovare se si e perceptojnë një këshilltar”, ka përfunduar Dritero Arifi për EO.

Të ngjashme