Këshilltari i Angela Merkel në Prishtinë, kërkon që të votohet demarkacioni

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 11:24 | Nga

Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i Angela Merkel po qëndron në Kosovë. Ai ka nisur takime me udhëheqës të institucioneve. Temë e pashmangshme e bisedave të tij me liderët kosovarë është edhe demarkacioni, për çka zyrtari i lartë gjerman ka kërkuar që deputetët ta miratojnë.

Hecker ka takuar Kryeparlamentarin Veseli. Siç merr vesh Gazeta Express, në takimin e sotëm, të dy zyrtarët, kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, veçanërisht për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.

Nga viti 2015, Hecker ishte Koordinator për politikat e refugjatëve në zyrën e Kancelares Merkel, kurse nga tetori i vitit 2017 është emëruar si pasardhës i Christoph Heusgen si Këshilltar i parë i kancelares Merkel.

Heusgen tani është duke shërbyer si ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme