Këshilltari i Albin Kurtit bën panik: Po hyjmë në krizë, s’ka rezerva shteti

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po hynë në krizë, kështu ai ka shkaktuar panik tek qytetarët

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, ka thënë se ndodhemi para një krize pasi të tjerët nuk kishin menduar as për rezerva.

“Unë e kuptoj se këtu flitet për mocion e për gjendje të jashtëzakonshme kur jemi përballë një gjendjeje që mund të kthehet në krizë. Kjo vjen prej padijes dhe lehtësisëme të cilën merren gjërat nga po ata që nuk kishin menduar as për rezerva e as për ndarje buxhetore për krizat. Këta nga mospërgatitja për kriza të hedhin me lehtësinë më të madhe të gjendja e jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoxha, në një reagim në FB.

Për herë të parë një zyrtar i Qeverisë konfirmon se ka mungesë të rezervave shtetërore. Ai është Elvis Hoxha, këshilltar i Kryeministrit, shkruan Express.

Hoxha ka thënë se ndodheni përballë një krize pasi “ata që nuk kishin menduar as për rezerva e as për ndarje buxhetore për krizat”, është shprehur ai.

Të ngjashme