Këshilltari i Haradinajt Matoshi, konfirmon se i hyn garës për deputet

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-gazetari dhe këshilltari i kryeministrit në dorëheqje, Halil Matoshi, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës elektorale.

Ai në një postim në Facebook thotë se e ka mbrojtur me pasion, rendin kushtetues të Kosovës.

“E kam mbrojtur me pasion, rendin e saj kushtetues dhe simbolik edhe kur m’kanë sha e denigru, turmat nervoze e t’zemrueme. E kam mbrojte këtë Republikë pa u lëkundë, në ditët e saj të këqija dhe të mira!Dhe kam me i dhënë dashuri e besnikëri deri në frymën e fundit! Nuk kam një Atdhe rezervë”, ka thënë ai.

Ai shkruan se si këshilltar politik i Kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka shërbyer kauzës së tij për shtetin 100%, sepse thotë se ai pati të drejtë.

“Edhe kur e mori bekimin e James Mattis, Sekretarit amerikan të Mbrojtjes me e kriju ushtrinë e Kosovës, edhe kur u tha jo ideve për copëtimin e Kosovës. Me taksën 100% ai ia riktheu dinjitetin shqiptarit të Kosovës. Do të ta kërkoj votën tuaj si kandidat për Deputet të Kuvendit të Kosovës! I vetëdijshëm se kemi bë edhe gabime, por jo aso qe e dëmtojnë shtetin, tërësinë territoriale dhe sigurinë e vendit. Me besim se kam me bë ma t’mirën për Ju dhe Kosovën e 17 shkurtit, si e vërteta e parë dhe sublime, projekt i përhershëm dhe shtet unik e i pacenueshëm”, ka shkruar tutje ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme