Këshilltari i Kurtit: Gucati bëri shpifje për rritjen e numrit të veteranëve

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari politik i Albin Kurtit dhe drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici i ka reaguar kryetarit të OVL-së të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili i kishte akuzuar qeverinë Kurti për rritjen e numrit të veteranëve në 100 ditët e Qeverisë Kurti.

Bici thotë se Gucati e ndërton shpifjen e tij mbi keqkuptimin që krijon njësimi i listës së veteranëve dhe listës pensionale të veteranëve.

Ai sqaron se Zyra e Çështjeve të Kategorive të Dala nga Lufta nuk ka lëshuar asnjë certifikatë.

‘’Të dashur qytetarë, ditën e djeshme, kryetari i OVL-së të UÇK-së, z. Hysni Gucati, ka bërë një shpifje duke na akuzuar për rritjen të numrit të veteranëve në 100 ditët e Qeverisë Kurti. Ju njoftoj se Zyra e Çështjeve të Kategorive të Dala nga Lufta nuk ka lëshuar asnjë certifikatë.’’, shkruan Bici në Facebook.

‘’Z. Gucati e ndërton shpifjen e tij mbi keqkuptimin që krijonn njësimi i listës së veteranëve dhe listës pensionale të veteranëve. Një veteran kur gjendet pa punë përfiton pension 170 euro. Por, si veteran e ka përcaktuar Komisioni në të cilin ka bërë pjesë edhe z. Gucati.’’, shton ai.

ReagimTë dashur qytetarë, ditën e djeshme, kryetari i OVL-së të UÇK-së, z. Hysni Gucati, ka bërë një shpifje duke na…

Gepostet von Aziz Bici am Donnerstag, 21. Mai 2020

Të ngjashme