Këshilltari i Kurtit tallet me kërcënimin amerikan: A thu a do të na bombardojë Amerika

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Driton Tali, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti është tallur me paralajmërimet e senatorit amerikan, David Perdue dhe djalit të Trumpit, Donald Trump Jr, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facbook, Tali ka thënë se e ka pyetur një mik të tij amerikan se kur do ta bombardojnë Kosovën. Sipas tij, ai as nuk e dinte se çka është Kosova, meqenëse tash vëmendja është të koronavirusi.

“Me hesap se kish lexu tweet’erin e Perdue dhe t’birit Trump’it”, ka shkruar Tali.

Ndryshe, Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme