Këshilltari i Kurtit: Thaçi vjen nga një familje fshatare, nënën e ka amvise

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, gjatë ditës së sotme ka bërë një sulm të ultë ndaj presidentit Thaçi duke reaguar pas një statusi të filozofit Blerim Latifi në profilin e tij në Facebook.

Duke u munduar të problematizonte pasurinë e presidentit Thaçi, ish deputeti Tali ka sulmuar edhe origjinën e presidentit nga shtresa sociale përkatëse.

Por kjo nuk është hera e parë, Tali më herët kishte ofenduar me deklaratat e tij edhe mantilbardhët duke i quajtur kriminelë.

Statusi i tij i plotë ku ofendonë stafin mjekësor të QKUK-së:

“Ka po i degjoje vuatjet e nje pacientje te QKUK’es po them vetmeveti qysh me ringjalle disi xhaxhain!!!

Keta kriminele me mantila te bardhe qe i thone vetes mjeke vec Burreli apo Goli Otoku i bjen n’veti”, ka shkruar Tali në profilin e tij në Facebook.

Tali i’u ishte drejtuar edhe popullit me fjalë ofenduese në vitin 2017 duke thënë se “M… po lypin, m… jepju”

Postimi i tij i plotë:

“ M.t po lypin (mileti) m.t jepju! Kur e pata dëgjuar per here te pare kete thenie nga nje prof i universitetit koxha gerditshem me pati tinglluar. Kjo fushate po ja jep kuptimin kesaj thenie. Si eshte e mundur ky milet tashti me shku pas atyre qe deri dje i mallkonin pse e sollen Kosoven ne kete situate?”, ka shkruar Tali.

Ndryshe, për gjuhën e tij ofendues nuk ka reaguar askush nga VV-ja, edhe pse nuk është hera e parë që përdorë këtë gjuhë ofenduese ndajë popullit edhe si deputetë edhe si këshilltare pagën e merr nga taksapaguesit kosovarë.

Të ngjashme