Këshilltari i Kurtit thotë se Pacollit iu ka premtuar posti i Ministrit të Jashtëm

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Elvis Hoxha ka deklaruar sot se arsyeja pse kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli do të kthehet në Kosovë, është sepse ia kanë premtuar postin e Ministrit të Jashtëm.

Hoxha ka thënë se vetë Pacolli me 5 prill kishte deklaruar se duhet të respektohen rregullat e sigurisë për shëndetin publik.

I njëjti sipas tij tri javë më vonë e thyen atë rregull pas premtimit për postin e ministrit.

“Ç’lloj demokracie është një vend ku një person i tillë mashtrues mund të marrë funksione të lartë publikë”, ka shkruar Hoxha.

Të ngjashme