Këshilltari i Kurtit thotë se Qeveria Hoti nuk është legjitime

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Një ditë para seancës ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin, kanë reaguar nga kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi ka deklaruar se Qeveria pa fituesin e zgjedhjeve është jolegjitime.

“Çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve, që i mbivendoset vullnetit të popullit është jolegjitime”, ka shkruar ai.

Ky reagim i këshilltarit të Kurtit, vjen një ditë para seancës ku pritet të votohet Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Tashmë nga LDK-ja kanë bërë të ditur se i kanë votat që i duhen, derisa, sot gjatë ditës të njejtët pritet që të publikojnë emrat e ministrave.

Çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve, që i mbivendoset vullnetit të popullit është jolegjitime!

Gepostet von Erzen Vraniqi am Dienstag, 2. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme