Këshilltari i ministrit të Drejtësisë: Kurti lejoi shkeljen e sovranitetit e integritetit të vendit

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, Naim Ramizi përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka thënë që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kishte shkelur sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të VV-së, për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ai ka thënë se kjo praktikë ka qenë e trashëguar edhe nga qeveritë e tjera.

Sipas tij, nënshkrimi dhe poshtërimi ndaj Serbisë ka ndodhur në kohën e Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë:

Vetevendosja po flet per shkeljen e sovranitetit me lejimin qe i’u be mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Zgjedhjet e Serbise ne Kosove jane mbajtur tash e sa kohe. Eshte sekret publik se mbajtja e tyre ne Kosove ndodhe me kerkese e here me presion nderkombetar, pra nuk eshte vullnet i kesaj Qeverie sikur nuk ka qene vullnet as i Qeverive te kaluara.

Vullnet ishin veprimet e Qeverise Kurti.

Vullneti i tij karshi Serbise kishte lejuar shkeljen e sovranitetit dhe integritetit te vendit.

A kane harruar keta se sovraniteti i Kosoves eshte shkelur ne menyre recidive gjate tere kohes sa ata kane qeverisur me vendin?!

Apo po mendojne se ne kemi harruar se Serbia e kishte futur ne karantine nje pjese te territorit te Kosoves para hundve te tyre!

Te fresket e kemi kujtimin kur strukturat e erreta fshiheshin pas mantilave te bardha qe vinin nga Serbia me lejen e tyre ne Kosove, e ata vinin kur askush s’mundej.

Nuk e kemi harruar nenshtrimin e poshterimin para Serbise as sherbimin ne arenen nderkombetare qe i’a bete asaj me pranimin e testeve donacion.

Nuk i kemi harruar as flirtimet melankolike te Kryeminitrit Kurti me homologen e tije serbe.

Hapja me Serbine dhe heqja e te gjitha barrierave ekonomike, tregtare me Serbine ka ndodhur me vullnetin dhe deshiren e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme