Këshilltari i ministrit të Jashtëm Pacolli publikon në Facebook fotografitë e serbëve që dyshohet se kryen masakrën e Reçakut

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, ka publikua disa dokumentacione dhe fotografi të autorëve të Masakrës së Reçakut.

 “Për rikujtim: Këta janë disa nga kryesit e masakrës së Reçakut. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Publikimi i këtyre të dhënave nga Zyberaj vjen në 21 vjetorin e përkujtimit të një prej masakrave më të tmerrshme të kryer nga aparati shtetëror serb ndaj civilëve shqiptarë.

Zymberaj edhe më herët kishte publikuar dokumente që tregojnë se si forcat serbe pasi kanë kryer krimet, trupat e viktimave të varrosura në Kosovë i kanë zhvarrosur dhe i kanë dërguar në Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme