Këshilltari i Osmanit: U.d e presidentes s’e ka shkelur Kushtetutën

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Në presidencë kanë reaguar pas raportimeve se u.d e presidentes, Vjosa Osmani ka marrë vendim ndesh me Kushtetutën kur i ka shkarkuar nga pozita katër konsujt.

Këshilltari i Osmanit, Artan Murati këto raportime i ka quajtur tendecioze e të pabazuara.

“Ja si duket një artikull tendencioz, i pabazuar dhe që shpërfaqë mos-njohuri elementare të situatës faktike e juridike në vend. U.d. e Presidentes, znj. Vjosa Osmani, NUK ka shkelur Kushtetuën. Këto amendamente kushtetuese, të cilave u janë referuar portali në fjalë, asnjëherë nuk janë votuar e as nuk kanë hyrë në fuqi. Pra, kanë mbetur vetëm propozim-amendamente, pa u materializuar”.

“Të paktën mundohuni të mos e shpërfaqni paditurinë e thellë. Kaq”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme