Këshilltari i Pacollit: Sveçla gënjeu përsëri në publik

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari politik i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, Naim Murseli, ka komentuar deklaratat e ushtruesit të detyrës së Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Murseli thotë që Sveçla sikurse gënjeu që Pacolli hyri ilegalisht në Kosovë, gënjeu në Rubikon të Klan Kosovës edhe për çështjen e verifikimit të numrave të parafundit personal të mbi 500 protestuesve në shesh.

”Ashtu siç gënjeu publikisht Xhelal Sveçla që z. Pacolli hyri në Kosovë ilegalisht, ai sonte po gënjen përsëri në publik. Thotë se Policia e Kosovës paska verifikuar numrat e parafundit të numrit personal të mbi 500 protestuesëve në shesh. Më vjen keq për një zëvendësministër (Ushtruesi i detyrës) të ndyrë që flet në emër të Policisë së Kosovës. Xhelal Sveçla ka rënduar shumë kredibilitetin e MPB-së”.

Të ngjashme