Këshilltari i Pacollit thotë se Kurti injoroi qëllimisht fjalimin e kreut të AKR-së

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Naim Murseli, këshilltar politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re tha se Behgjet Pacolli u injorua qëllimisht nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ceremonisë së inagurimit të spitalit për fëmijë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Sot gjatë përurimit të Spitalit të Fëmijëve në Prishtinë, e financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për dallim nga Presidentja Osmani dhe Ministri Vitia, Kryeministri Albin Kurti, qëllimisht në fjalimin e tij injoroi prezencën (dhe kontributin) e z. Behgjet Pacolli”.

Murseli tha se Kurti ishte dashur t’i gëzohej një projekti të tillë.

“Edhe pse i ftuar si Ish-President i vendit së bashku me Znj. Jahjaga, por edhe si President i kompanisë e cila ishte përzgjedhur për ta ndërtuar spitalin në fjalë. Secili e di që ky spital u ndërtua nga kompania e z. Pacolli, e cila ishte përzgjedhur në bazë të eksperiencës dhe komptencës që kjo firmë posedon. Një Kryeministër normal do të i gëzohej një projekti të tillë që implementohet nga një kompani vendore (ku punëtoret dhe specialistët kanë pritur një sjellje ndryshe nga Kryeministri i tyre) në një anë e në anën tjetër për shkak të aspektit edukativ e human”.

Spitali në fjalë është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të ngjashme