Këshilltari i Presidentit e pyet Kurtin pse se ka pyetur edhe Gjykatën Speciale për mandatarin

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami e ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se përse nuk i është drejtuar edhe Gjykatës Speciale lidhur me mandatarin për formimin e qeverisë.

“Kryeministri me ditët e numëruara, Albin Kurti, dje e paska dërguar një kërkesë në adresë të Komisionit të Venedikut për të kërkuar opinion mbi kompetencat e Presidentit lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Qenka ngutur dhe e paska harruar edhe një institucion të Kosovës. Ka mundur ta dërgojë edhe në Gjykatën Speciale”, ka shkruar ai.

Behrami ka thënë se Komisioni i Venedikut nuk merret me çështje që kanë të bëjnë me procedurat e zgjedhjes së qeverisë.

“Komisioni i Venedikut nuk merret me çështje që kanë të bëjnë me procedurat e zgjedhjes së Qeverisë.Edhe në ditën kur Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim lëndën, Kurti paragjykon vendimin e saj dhe nisë përgatitjen e terrenit për mospranimin e tij përmes një organi ndërkombëtar, që nuk ka kurrfarë autoriteti mbi Gjykatën Kushtetuese.Gjeje ndonjë këshilltar më të mirë ligjor Albin, jo si ky profesori i drejtësisë që po e mban si ministër, i cili nuk e dallonte as vendimin për Masën e Përkohshme me vendimin final të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar tutje këshilltari i Presidentit.

Të ngjashme