Këshilltari i Presidentit: Është koha që Kurti ta sjellë emrin e mandatarit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari I Presidentit, Adil Behramaj ka reaguar perms një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se është koha që Kurti ta sjellë emrin e mandatarit të ri dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar si kryeministër.

Brahimaj i ka reaguar Kurtit, i cili i ka shkruar një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, përmes së cilës ka thënë se ai do ta drejtojë ekipin negociator, ndërsa Presidenti Hashim Thaçi do të jetë anëtar.

Brehimaj ka dhënë një ide për Kurtin, sa i përket ekipit të dialogut.

Postimi I plotë:

Një ide për ekipin e dialogut të Albin Kurtit, i cili po pretendon ta mbajë të kapur Qeverinë. Le t’i merr me veti 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkojë në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun.

Imagjinatën le ta livadhisë sa të dojë, por është koha që ta sjellë emrin e mandatarit të ri dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar si kryeministër. Që dy dekada ka folur për kapje të institucioneve dhe tash as i shkarkuar nga 2/3 e deputetëve nuk po shkapet nga Zyra e Kryeministrit!

Të ngjashme