Këshilltari i Presidentit: Kurti ishte prishur me Amerikën për Borellin

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentit, Adil Behramaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kurti ishte prishur me Amerikën për Borellin

Më tutje ai shkruan se tarifën 100 për qind e hoqi në koordinim më të dhe jo me Amerikën.

Postimi i plotë:

Kryediplomati i BE-së, Josep Borell, ishte përfolur gjithmonë si “kumbara” i krijimit të kësaj Qeverie. Kurti ishte prishur me Amerikën për Borellin. Edhe tarifën 100 për qind e hoqi në koordinim me të dhe jo me Amerikën. Më shumë i besonte Borellit dhe emisarit të tij sesa amerikanëve për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Anonte nga Borelli sa herë që përmendej Grenelli. Injoronte Uashingtonin sa herë që përmendej Brukseli. Në Shtëpinë e Bardhë, sipas Kurtit, na prisnin me “thika mbi harta”.

Por, i ashtuquajturi “kumbara” i kësaj Qeverie, miku i Kurtit, tash vetë po e promovon idenë e korrigjimit të kufijve.

Dhe, Kurti duhet të na tregojë se ku i kanë fshehur “thikat dhe hartat”? Me gjasë “thikat” i kanë fshehur në Spanjë e Sllovaki dhe “hartat” mënjanë diku në Bruksel!

Të ngjashme