Këshilltari i presidentit: Kurti po e mban popullin të bllokuar me shirita të policisë

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenca i ka reaguar edhe një herë qeverisë në detyrë, që dje ka marrë vendim për heqjen e rrethojave.

Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka shkruar në Facebook se kryeministri në detyrë, Albin Kurti në emër të popullit i ka hequr rrethojat e qeverisë, mirëpo, popullin po e mban të bllokuar me shirita të policisë.

Behramaj ka shkruar se kjo është shkelje e kushtetutës, derisa, heqja e rrethojave të qeverisë është bërë duke shkelur protokollet e sigurisë.

“Në emër të popullit i hoqi rrethojat e Qeverisë për zgjedhën e tij, por popullin po e mban të bllokuar me shirita të policisë. Për kufizimin e popullit me shirita të policisë e shkeli Kushtetutën. Për heqjen e rrethojave të Qeverisë i shkeli edhe protokollet e sigurisë në kundërshtim me rekomandimet e policisë. Shkel andej e shkallmo këtej, por përfundimi i shkarkuar”, ka shkruar ai

Të ngjashme