Këshilltari i Presidentit, Artan Behramaj përmes një statusi në Facebook ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku gjatë ditës së sotme për të hyrë në Kosovë nuk u lejuan pasdite as shtetasit e Shqipërisë.
Ai ka shkruar se Kurti si kryeministër ka bërë të kuptohet se ndarja kombëtar është edhe më e thjesht.
Postimi i plotë:
Sa ishte në opozitë, bashkimi kombëtar për Albinin ishte shumë i thjeshtë. Doganën nga kufiri me Shqipërinë thoshte se duhej vendosur në kufirin me Serbinë.
Kur u bë kryeministër, Kurti na bëri të kuptojmë që ndarja kombëtare është edhe më e thjeshtë. E hoqi doganën nga kufiri me Serbinë dhe e vendosi në kufirin me Shqipërinë!