Këshilltari i Presidentit: Letra e Kurtit dërguar Thaçit nuk ka logjikë juridike, e ngulfat edhe frymën kushtetuese

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, i cili ka thënë, i cili ka thënë se Thaçi se po përdor standarde të dyfishta dhe po tenton të imponojë rrugë jokushtetuese.

Sipas Behramit, letra e kryeministrit në dorëheqje dërguar presidentit Thaçi nuk ka fare logjikë juridike.

Statusi i plotë i tij:

Letra e kryeministrit në dorëheqje dërguar presidentit Thaçi nuk ka fare logjikë juridike. Madje, ajo e ngufatë edhe frymën kushtetuese. Ajo do një interpretim psikologjik, meqë ka çrregullime të mëdha bipolare.

Ndonëse ishte ftuar si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë letër Kurti thotë se në takim ka shkuar si kryeministër në detyrë.

Ndërsa, i nënshkruar në fund të letrës si kryeministër në detyrë, pas filozofimit juridik, ai nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të emrit, duke humbur kështu krejt kuptimin, pasi që vetëm si kryetar mund të dërgojë emër.

Pasi e shkeli Kushtetutën, gjeniu përmes kësaj letra i theu edhe të gjitha ligjet e fizikës, duke i trazuar në varre edhe eshtrat e Albert Einsteinit.

Sipas logjikës bipolare të kësaj letre, derisa në Presidencë ndodhej Albin Kurti si kryeministër në dorëheqje, në një vend tjetër ndodhej Albin Kurti si lider i Vetëvendosjes.

Wow. Mrekullia ndodhi!

Si me sustë, herë behet kryeministër, herë lider i Vetëvendosjes, duke tejkaluar edhe imagjinatën e krijuesve të “Transformer” 🤖.

Shyqyr që para Kushtetutës së Kosovës të gjithë janë të njëjta. Ajo nuk njeh mbinjeri, as gjeni, as specie me aftësi transformuese.

Por, kështu është kur interpretimet kushtetuese i bëjnë filozofët. Ato përfundojnë vetëm si dëftime që vuajnë nga çrregullime bipolare!

Të ngjashme