Këshilltari i Presidentit: Qeveria dhe MSh-ja po i zbatojnë pjesët e ligjit për karantinën që iu konvenon

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka kritikuar Qeverinë në detyrë, të cilët kanë vendosur Prishtinën në karantinë.

Sipas tij, Qeveria në detyrë, po e zbaton pjesërisht nenin 41 të ligjit për Karantinën, duke thënë se në paragrafin 41.3 të tij shumë qartë thuhet që qytetarëve u takon edhe kompensimi adekuat nga organi kompetent.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i kompensojë punëtorët e sektorit privatë dhe bizneset që i kanë bllokuar për shkak të zgjedhjes së kësaj mënyre për ta luftuar pandeminë, sepse e kanë edhe obligim ligjor.

Statusi i plotë i tij:

Gjendja e krijuar është shumë shqetësuese. Duke e parë mungesën e kapaciteteve për menaxhimin e saj, mirë që janë marrë masa më rigoroze. Por, as Qeveria dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk mund t’i zgjedhin vetëm pjesët e ligjit që iu konvenon t’i zbatojnë. Ligji nr. 02/L-109 për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, mbi bazën e të cilit po i marrin vendimet, duhet të zbatohet në tërësi. Dhe jo të tejkalohet apo të mos zbatohet fare varësisht sesi Qeverisë i konvenon!

Në nenin 33 të këtij ligji, ku sqarohet çka nënkupton “Karantina”, flitet vetëm për persona që duhet të futen në karantinë, jo për kryeqytetin dhe qytetet. Por, duke pasur parasysh kapacitetet e kufizuara dhe jetën e qytetarëve, ndonëse ishte zgjidhja më e lehtë për Qeverinë, po e klasifikojmë si të domosdoshme. Megjithatë, e papranueshme është sesi Qeveria po e zbaton pjesërisht nenin 41 të këtij ligji, kurse në paragrafin 41.3 të tij shumë qartë thuhet që qytetarëve u takon edhe kompensimi adekuat nga organi kompetent.

Ky paragraf është aty për ta rritur përgjegjshmërinë e organit vendimmarrës dhe për t’i treguar që këto vendime nuk mund të merren lehtësisht vetëm pse ata nuk dinë si të veprojnë ndryshe. Këto vendime i fusin qytetarët nga kriza në krizë dhe nga një pandemi virusale mund të përfundojmë në një pandemi ekonomike vdekjeprurëse për shumë biznese.

Qeveria duhet t’i kompensojë punëtorët e sektorit privatë dhe bizneset që i kanë bllokuar për shkak të zgjedhjes së kësaj mënyre për ta luftuar pandeminë, sepse e kanë edhe obligim ligjor!

Gjendja e krijuar është shumë shqetësuese. Duke e parë mungesën e kapaciteteve për menaxhimin e saj, mirë që janë marrë…

Gepostet von Adil Behramaj am Montag, 13. April 2020

Të ngjashme