Këshilltari i Presidentit: Qeveria mbrëmë me tupan e zbuloi gënjeshtren e vet për veriun

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj këshilltar i Presidentit të vendit Hashim Thaci, ka thënë se Qeveria e shkarkuar mbrëmë e ka zbuluar gënjeshtrën e vet, kur thoshte se Ministria e Shëndetësisë kishte vendosur për karantinimin e veriut.

Sipas Behramajt, kjo u kuptua mbrëmë kur Qeveria autorizoi Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë vendim lidhur me masat kundër koronavirusit në secilën komunë vec e vec, që i bie se MSh nuk ka pasur as autorizim më herët për të marrë vendime për veriun.

Postimi i plotë i Adil behramajt

Qeveria në dorëheqje, me tupan, mbrëmë e paska zbuluar gënjeshtrën e vet. Organi më i lartë, në këtë rast Qeveria, mund të nxjerr vendime për organin më të ulët, në këtë rast për Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk ka pasur nevojë fare për autorizim. Megjithatë, me autorizimin e djeshëm, padashje e paskan konfirmuar edhe vetë gënjeshtrën e mëhershme që Ministria e Shëndetësisë kishte vendosur për karantinimin e veriut, sepse ajo as autorizim prej Qeverisë nuk paska pasur.

Plus edhe më herët, edhe mbrëmë, iu paskan referuar Ligjit për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, i cili është ligj i aprovuar nga UNMIK-u dhe si autoritet përfundimtar e ka Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke u bazuar në rezolutën 1244, jo Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky ligj ishte aprovuar dhe kishte hyrë në fuqi përmes një rregulloreje të UNMIK-ut nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, më 5 maj 2008, para hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Dihet që asnjë ligj atëherë nuk zbatohej pa u fuqizuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.

Edhe, më 19 mars, Sveçla si u.d. i ministrit e kishte aktivizuar edhe Planin e Reagimit Kombëtar, ku ai ishte Koordinator i Grupit Ndërinstitucional dhe jo ministri Vitia. Athua ku ka mbetur tash ai plan dhe koordinatori i tij? 😂

Të ngjashme