Këshilltari i presidentit: Sveçla po ma çon mallin e një kadeti të papërvojë policor

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovë, Hashim Thaçi i i ka ushtruesit të detyrë së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se presidenti e ka shkelur protokollin shtetëror të martën duke shkuar në Shqipëri duke mos njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan Ekonomia Online. 

“Ushtrues Detyre  është dhe mendon që presidenti i jep llogari kah shkon e çfarë bën, po me qenë përnjëmend ministër ky?! Në prerjen dhe heqjen e rrethojave e ka gjetur veten. Në këto tjerat po ma çon mallin e një kadeti të papërvojë policor”, ka shkruar ai.

“Por, kur Sveçla dhe soji i tyre po flasin tash për respektimin e ligjeve, të cilët si cuba politikë me precedentë penalë gati 20 vjet janë fshehur skutave dhe nuk i janë përgjigjur asnjëherë drejtësisë, epilogu këtu nuk ka fare moral politik”, ka shkruar Behramaj.

Ai tha se fatkeqësisht qeveritarët, janë duke e tejkaluar çdo kufi të demokracisë.

“Të ekzaltuar nga pushteti po mendojnë që autoritetit të qulltë të një Ushtruesi Detyre duhet t’i nënshtrohen edhe presidenti i shtetit dhe të zgjedhurit e popullit. Pra, nuk po ju mjafton vetëm shkelja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe shkelja e të drejtave të njeriut, por tani po kërkojnë edhe më shumë! Sikur të kishim mundësi t’i shihnim databazat e prokurorisë, jam i bindur që Sveçla ka më shumë raste penale sesa hyrje-dalje nga Republika e Kosovës.”, ka shkruar Behramaj.

Ndryshe, në një konferencë për medie u.d i ministrit të MPBA-së, Xhelal Sveçla ka shprehur dyshime se presidenti se në mënyrë ilegale e ka futur në Kosovë deputetin Behgjet Pacolli.

Të ngjashme