Këshilltari i Thaçit i reagon Kurtit: Edhe studentët e vitit të parë e dinë që ke shkelur kushtetutën

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pasi që sot kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk do të luaj rolin e Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar ligjshmërinë e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes.

Në një shkrim në Facebook, Behramaj thotë se edhe studentët e vitit të parë e dijnë që është shkelur mbrëmë Kushtetuta.

“Sa po mundohem ta kursej, ky veç kur po shkreton. Për masat që edhe studentët e vitit të parë të juridikut e dinë që e ka shkelur Kushtetutën, po thotë që nuk është Gjykatë Kushtetuese që ta dijë nëse e ka shkelur. Kurse, për mandatarin, përveç që po interpreton në mënyrë meskine si një gjykatës amator, duke marrë vetëm çfarë i duhet nga Kushtetuta dhe anashkaluar çdo gjë që nuk i duhet, ai po mundohet edhe Kuvendit e Presidentit t’ua cenojë kompetencat kushtetuese. Plus me shpërfillje të hierarkisë dhe rendit kushtetues. Si hipokrit ka qenë më i rafinuar dhe më i talentuar sa ishte në opozitë”, ka deklaruar ai.

Sa po mundohem ta kursej, ky veç kur po shkreton. Për masat që edhe studentët e vitit të parë të juridikut e dinë që e…

Gepostet von Adil Behramaj am Dienstag, 14. April 2020

Të ngjashme