Këshilltari i Thaçit i reagon njeriut të afërt të Merkelit: Shihet që keni ndikim mbi vendimet e Speciales

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari politik i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, i ka reaguar raportuesit gjerman dhe një prej njerëzve më të afërt të kancelares Merkel, Peter Beyer.

Behrami përmes Twitterit tha që “Beyer shihet që ka ndikim mbi vendimet e Gjykatës Speciale, kur deklaron që liderët e UÇK-së do të akuzohen – duke marrë edhe rolin e gjykatësit”.

Sipas këshilltarit të Thaçit, UÇK asnjëherë nuk ka qenë organizatë fantazmë, po që është themeluar nga gratë dhe burrat më të mirë të Kosovës që luftuan për liri.

“UÇK-ja është historia e Kosovës. Tentativat revizioniste do të dështojnë”, ka përfunduar Behrami.

Raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, në një prononcim për DW ka thënë se akuzat ndaj krerëve te UÇK-se janë hap pozitiv drejt pajtimit dhe se ato nuk ia ulin meritat UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme