Këshilltari i Thaçit: Kurti ishte ndër kryeministrat më të dobët në historinë e Kosovës

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Artan Behrami ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit kundrejt Serbisë.

Behrami përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë vendim Kurti nuk pati guxim ta merrte në kohën e rregullt por sipas tij në minutat shtesë të qeverisjes.

Me tej, ai thotë se ajo që për popullin e tij të “vetëdijshëm” është e padukshme, për shumicën e popullit të “pavetëdijshëm” po shihet edhe nga maja e Gjeravicës.

Ai e ka quajtur Kurtin si njëri ndër kryeministrat me të dobët në historinë e Kosovës, shkruan EO.

Postimi i plotë i Behramit:

Pasi humbi të gjitha betejat legale, politike dhe morale, Albin Kurti po merr vendime kundër Serbisë që ia kishte pranuar edhe donacionet, me shpresë që t’i mbulojnë vendimet skandaloze për shtrirjen e saj në veri të Kosovës.

Vendimin për reciprocitet nuk kishte guxim ta merrte sa ishte kryeministër në kohën e rregullt, por e mori tash kur ka hyrë në minutat shtesë të qeverisjes!

Megjithatë, ky nuk do të jetë i vetmi, pasi që Albin Kurti në opozitë do t’i marrë të gjitha vendimet për të cilat “populli i tij i vetëdijshëm” e kishte votuar që t’i merrte sa ishte në Qeveri!

Dhe për këtë natyrisht që do të lartësohet si hero nga Cyberxhemati, të cilin tashmë e ka hipnotizuar se ekzistojnë dy Albinë, njëjtë si një tel nga bakri që ka pozitivin dhe negativin!

Por, ajo që për popullin e tij të “vetëdijshëm” është e padukshme, për shumicën e popullit të “pavetëdijshëm” po shihet edhe nga maja e Gjeravicës.

Albin Kurti ishte ndër kryeministrat më të dobët në historinë e Kosovës.

Të ngjashme