Këshilltari i Thaçit: Kurti ka munguar gjithmonë në procese të rëndësishme të vendit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit të vendit Adil Behramaj ka kritikuar mos-shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.

Behramaj është shprehur se Kurti gjithëmonë ka munguar e jo vetëm sot, por në proceset e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi, që nga Rambujeja e deri sot.

Tutje Adil Behramaj këshilltar i Thaçit ka shkruar se Kurti përsëri po fshihet si në të kaluarën.

“Gjithmonë ishte një i munguar Albin Kurti, jo vetëm sot. Ai mungoi në Rambuje, atëherë kur të gjithë liderët u bashkuan. Mungoi edhe në Vjenë, në kohën kur uniteti politik ishte jetik për Kosovën. Mungoi edhe në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Protestoi dhe u bëri thirrje qytetarëve që të flinin, sepse, sipas tij, asgjë e jashtëzakonshme nuk do të ndodhte më 17 shkurt 2008. Ai zgjodhi rrugën, protestat dhe dhunën për t’i kundërshtuar të gjithë ata që guxuan t’u prinin proceseve dhe ta bënin Kosovën shtet. Tash kur procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po bartet në Uashington, ai sërish po fshihet. Po fshihet pas Joseph Borellit, që na e solli “njohjen” e Spanjës dhe Mirosllav Lajçakut, që na e solli “njohjen” e Sllovakisë. Me dialogun e lehtësuar nga këta, po dëshiron të na e sjellë edhe njohjen e Serbisë”.

Aty ku është Albin Kurti ka gjithmonë përçarje. Aty ku nuk është ka gjithmonë bashkim”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme