Këshilltari i Thaçit: Kurti u mundua t’i manipulojë deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e BE-së

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Adil Behramaj, ka thënë se kryeministri i shkarkuar mbrëmë është munduar t’i manipulojë deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e BE-së të riorientuar për luftimin e Coronavirusit.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, tha se Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian pasi ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me BE-në.

“Por, për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian.

Atij 5 milionëshi, Bashkimi Evropian tash vetëm ia ka ndërruar destinimin nga projektet tjera në projekte për luftimin e virusit COVID19″, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë:

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, mbrëmë qenka munduar t’i manipulojë deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e Bashkimit Evropian të riorientuar për luftimin e virusit COVID19.

Këtë asistencë të premtuar nga fondet e BE-së, ai e paska përvetësuar si vlerë të qeverisjes së tij.

Por, për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian.

Atij 5 milionëshi, Bashkimi Evropian tash vetëm ia ka ndërruar destinimin nga projektet tjera në projekte për luftimin e virusit COVID19.

Ridestinimi i fondeve të Bashkimit Evropian nga projektet e përafrimit në projekte për luftimin e kësaj pandemie globale është bërë për të gjitha vendet e rajonit dhe jo vetëm për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme