Këshilltari i Thaçit: Masa 100% ndaj Serbisë, e përkohshme

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 22:38 | Nga Ekonomia Online

Bekim Çollaku, shefi i stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se masa që është vendosur kundër produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nga Qeveria e Kosovës, duhet të jetë një masë afatshkurtër.

I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, Çollaku ka folur rreth masës 100 për qind që është vendosur kundër produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nga Qeveria e Kosovës.

Çollaku deklaroi se kjo është masë e marrë në një situatë të caktuar politike, duke u parë si një mjet i domosdoshëm për të tërhequr vërejtjen e një shteti tjetër që të heqë dorë nga veprimet agresive kundër Kosovës.

Mirëpo sipas tij kjo duhet të jetë një masë afatshkurtër, dhe duhet gjetur mënyrë që në të ardhmen të mos vihet deri tek vendime të tilla, pasi mund t’i ketë 10 efekte pozitive, por do t’i ketë 100 efekte tjera negative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme