Shpikja e marrëveshjes sekrete ishte fyerje për Amerikën

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti kur e kuptoi se nuk kishte shpëtim nga rrëzimi , për të krijuar më shumë turbullira e shpiku ‘marrëveshjen sekrete”. Ai ka thënë se kjo ishte fyerje për Amerikën, prandaj reaguan përfaqësuesit amerikan.

“Kryeministri i shkarkuar,  e kuptoi që nuk kishte shpëtim nga rrëzimi, tentoi ta turbullonte ujin për të dalë vetë i pastër nga “vaska politike”, duke shpikur edhe “Marrëveshje Sekrete” me Amerikën si forcë shtytëse, ndonëse kjo ishte fyerje diplomatike për përfaqësuesit amerikanë, të cilët më pas edhe reaguan. Nëse bëhemi “mbikëqyrës” të logjikës së Kurtit shohim se ajo mbizotërohet kryesisht nga konspiracioni dhe meqë në Vetëvendosje kanë shumë sekretariate, betime e procese sekrete, kushedi qysh ia ka rrokur mendja atij. Plus i është kujtuar edhe emërimi i përkohshëm i Grenellit si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, zanat ky që kërkon shumë fshehtësi, gjë që e ka shtyrë të dalë politikisht lakuriq ashtu në foltore duke klithur “Marrëveshje Sekrete…, Marrëveshje Sekrete”, ka shkruar Behramaj.

Të ngjashme