Këshilltari i Thaçit: Qeveria e uli papunësinë duke i punësuar militantët në institucione

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit, Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka thënë sot se deklarata e ministrit në detyrë të Financave për ulje të papunësisë më shumë se 6 për qind vjen pasi që Vetëvendosje ka punësuar militantët nëpër institucione.

Behramaj ka ironizuar duke shkruar përmes Facebook’ut se ministri në detyrë i Financave po akuzohet padrejtësisht.

“Padrejtësisht i jeni gjuajtur Ministrit të Financave dhe Transfereve. Numri i të papunëve është ulur edhe më shumë se 6.6 për qind. Por, bazuar vetëm në raporte të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje për punësimin e militantëve në institucione”, ka shkruar ai.

Padrejtësisht i jeni gjuajtur Ministrit të Financave dhe Transfereve. Numri i të papunëve është ulur edhe më shumë se…

Gepostet von Adil Behramaj am Mittwoch, 6. Mai 2020

Të ngjashme