Këshilltari i Thaçit: Sveçla i dha leje Jabllanoviqit, kurse deputetët i kërcënon me arrestim

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi ka thënë se Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit, dje i ka dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviqit, ish-ministrit të shkarkuar, i cili nënat që nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë të hynin në Gjakovë i kishte quajtur edhe egërsira.

“Lëvizja Vetëvendosje atëherë e kishte shfrytëzuar këtë deklaratë të poshtër të tij për të organizuar protesta të dhunshme gjithandej Kosovës, duke e djegur në fund edhe objektin e Qeverisë. Tash qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën. Na ka mbetur neve të skuqemi për paturpësinë e tyre”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Të ngjashme