Këshilltari i Veselit: Punësimi “me të njofshëm” po shkatërron idenë e shkollimit

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Blerim Latifi, këshilltari i kryeparlamentarit, Kadri Veseli ka reaguar për punësimet me të njohshëm.

Sipas tij, fenomeni i tillë i punësimit është duke e shkatërruar idenë shkollimit në Kosovë.

“Fenomeni i punësimit “me të njofshëm” në punët e shtetit është duke e shkatërruar idenë shkollimit në Kosovë! Pse të duhen vite të tëra studimi për formim profesional, në kushtet kur lidhjet farefisnore me njerëzit e fuqishëm ta mundësojnë vendin e punës dhe karrierën?! Mjafton t’i kesh këto lidhje dhe të blesh një diplomë koti në ndonjërin nga supermarketet e dijes, që quhen kolegje private. Pa fitu ligjet e shkruara të shtetit mbi ligjet e pashkruara të fisit, kurrë nuk do të bëhemi shtet serioz”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme