Këshilltari i Vjosa Osmanit thotë se ajo e mban numrin dy në listën e VV’së

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 23:11 | Nga Ekonomia Online

Bekim Kupina, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka thënë se shefja e tij e mban numrin dy në listën Vetëvendosje.

Kupina një gjë të këtillë e ka bërë të ditur me anë të Facebook-ut, teksa ka thënë se kandidat i kësaj liste për kryeministër është kryetari i VV-së, Albin Kurti.

“Zonja Vjosa Osmani në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje e mbanë numrin 2. Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti. Çfarëdo lajmi tjetër për të bërë sensacion medial është i pavërtetë!”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme